Gratë s’festojnë, marshojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre

Dhjetëra gra e burra kanë marshuar drejt rrugëve të Prishtinës, me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar fuqizimin dhe mbështetjen e grave.

Me moton “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur marshi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt policisë së Kosovës, ku kërkuan drejtësi për gjitha gratë e vrara.

E në fund u stacionuan para Qeverisë së Kosovës. Këtu i adresuan kërkesat e tyre, përfaqësuesja e këtij marshi Xhejrane Loka tha se për ndaljen e paragjykimeve dhe diskriminimet e do të kërkojnë llogaridhënie nga ekzekutivi.