Gratë protestojnë kundër vrasjes dhe dhunës ndaj tyre

Qendra e Artit “Artpolis” ka organizuar një protestë kundër vrasjes dhe dhunës ndaj grave.

Me anë të kësaj proteste gratë iu bënë thirrje institucioneve që të reagojnë lidhur me këto raste.

Nga pllatoja e sheshit “Zahir Pajaziti” gratë protestuese do të marrshojnë drejt objektit të Qeverisë.

Protesta është organizuar nën moton “BOLL MA – Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale.”