Deputetja e AAK-së, njëherit kandidate edhe për një tjetër mandat, Albana Bytyqi ka takuar gratë e Sopsisë së Suharekës.

“Diskutuam për sfidat që përballen çdo ditë, rolin e rëndësishëm që gratë luajnë në shoqërinë tonë dhe për vizionin tonë të përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë, ku barazia dhe mundësitë janë të garantuara për të gjithë”, ka shkruar Bytyqi për takimin.

Ndryshe, Albana Bytyqi është kandidate e AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 6.

Postimi i plotë: