Në grupin “Network Prishtina” është shprehur një pakënaqësi e madhe nga disa vajza e gra ndaj një personi që sipas pretendimet të tyre është ngacmues seksual – e madje për të cilin ka informacione edhe Policia e Kosovës.
Sipas ankueses në fjalë, ky person është i njohur për shumë vajza dhe gra në kryeqytet e të cilat ngacmohen prej tij.
Ajo ka thënë se e ka lajmëruar rastin në polici, mirëpo këta të fundit iu kanë kërkuar fakte mbi ngacmimet e përjetuara.
“Tipi është i rrezikshëm se tenton edhe me u afru – për fat, tutet prej qenve, e largohet kur e din që dikush ka qen afër. Por e kam pa që shumë shpesh ngacmon gra në Gërmi dhe mundet edhe me të përcjellë.” – ka shkruar ndër tjerash ajo.
Ndërkohë, një tjetër në komentin poshtë statusit ndan pretendime edhe më të rënda.
“Sipas përshkrimit po duket si njëri tip që masturbon nëpër Prishtinë, që ju është shfaqë disa personave, përfshirë edhe mu. Policia ka thënë që s’kanë çka me i bo se spitali po e lëshon dhe këta s’mujnë me arrestu se është i regjistrumë si person psiqikisht jokompetent.” – thotë ajo.









