Gratë e burgosura në Lipjan bëjnë mbjelljet pranverore, pamje

Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan të burgosurat po vazhdojnë me rutinat dhe aktivitete e tyre të përditshme.

Në kuadër të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, të burgosurat në këtë qendër kanë filluar të bëjnë mbjelljet pranverore, siç janë mbjellja e domateve dhe specave.Lexo Edhe:

“E gjithë puna është  kryer nga të burgosurat e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.