Është eliminuar nga Big Brother, Granit Cana.

Publiku me anë të televotimit ka vendosur që të votojë për qëndrimin ose të personave në Big Brother.

Iliri ka qenë personi i parë që i ka shpëtuar eliminimit kurse i dyti që do të qëndronte ishte Sarah.

Të fundit në garë ishin Monika dhe Graniti e që në fund me vota u eliminua Graniti.

E kjo gjë, duket se e ka mërzitur tejmase Fifin, e cila gjatë kësaj kohe ka qenë shumë e përfolur për një lidhje të mundshme me të.