Granatime të rënda ruse, Ukraina thotë se u vranë disa civilë në Kharkiv

Tre civilë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë lënduar nga granatimet ruse në rajonin e Kharkivit, më 26 prill.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synegubov, ka thënë se Rusia po vazhdon me granatime të rënda në qytetin e Kharkivit, duke vrarë dhe lënduar civilët, shkruan The Kyiv Independent.

Rusia ka zhvendosur dy batalione nga rajoni i Belgorodit drejt qytetit të Izyumit në rajonin e Kharkivit, në Ukrainën verilindore për të rritur prezencën e saj, ka thënë një gjeneral ukrainas.