Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar po ashtu pas lajmit se ndërtesa komunale në Mitrovicën e Veriut është sulmuar me dy granata dore nga persona të panjohur.
Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter është shprehur i shqetësuar se nga ky sulm mund të kishte pasur fare lehtë edhe persona të lënduar.
“Fatmirësisht, asnjë person nuk është lënduar, por fare lehtë mund të kishte pasur.”, ka shkruar Kurti.
Ai kërkoi nga shteti serb që “menjëherë të ndërpriste nxitjet e dhunës para se të humbeshin jetë njerëzish.”
Kujtojmë se Policia e Kosovës duke informuar për rastin e ka cilësuar atë si sulm terrorist. Deri tash, nuk ka ndonjë person të arrestuar për këtë rast.
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023







