Grajçevci: Jam skeptik se do ketë nënshkrim nesër për të pagjeturit në Bruksel

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka thënë se është skeptik se do të arrihet ndonjë marrëveshje nesër në Bruksel, në takimin në mes Kosovës dhe Serbisë.

Grajçevci i ftuar në “InfoMagazine” në Klan Kosova, potencoi se ‘termin e zhdukjes me dhunë’ dhe ‘hapjen e arkivave serbe’, këto dyja sipas tij, Serbia nuk do i pranon në takimin e nesërm.

“Jam skeptik se nesër nuk do të ketë marrëveshje dhe nënshkrime, sepse Evropa dhe Bota nuk ka bërë trysni mbi Serbinë që të jetë më bashkëpunuese, më tolerante, më humane. Kjo është çështje humane, por nuk besoj që do të ketë nënshkrim atje”, u shpreh Grajçevci.