Grafite në kryeqytet: Vjosa Osmani, kryetare e LDK-së

Përplasja e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani me partinë e saj, LDK-në, ka bërë që ajo në disa qarqe elektorale të shihet si kryetare e ardhshme e kësaj partie.

Në intervistën e mbrëmshme, Osmani sulmoi komplet kryesinë e LDK-së, duke nisur nga kryetari Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu etj.

Osmani kritikoi parinë e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, duke thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte  në këtë kohë.

E kjo ka bërë që Kodrën e Trimave, lagjën e kryeqyetit që njihet si bastion i LDK-së, të shkruhen grafite.

Ballkani.info ka siguruar një fotografi nga një grafit në Kodrën e Trimave, ku kërkohet që Vjosa Osmani të jetë kryetare e LDK-së.

“Vjosa Osmani kryetare e LDK-së, Kodra e Trimave”, shkruan në këtë grafit.

Të kujtojmë se për intervistën e mbrëmshme dhe për akuzat e Osmanit, ka reaguar sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Ai e ka akuzuar Osmanin si përkthyese të Hashim Thaçit dhe si dikush që nuk ka pranuar të kandidojë për kryetare të Prishtinës. /Ballkani.info/