Këtë mëngjes, në ndërtesën e një shkolle në Split u shfaqën grafite me mesazhe drejtuar serbëve, shkruan Dalmacija Danas.
Në mur ishin shkruar mesazhet “Vritni serbin” dhe “Shporruni nga Kroacia”, së bashku me shkronjën ustashe U, transmeton Ballkani.info.

Le t’ju kujtojmë se kjo po ndodh pas një incidenti që tronditi Splitin të hënën në mbrëmje, kur një grup prej dhjetëra burrash të veshur me të zeza sulmuan ngjarjen e Ditëve të Kulturës Serbe dhe ndërprenë me dhunë ngjarjen, në të cilën morën pjesë pensionistë dhe fëmijë.

Policia arrestoi pesë persona, ndërsa dhjetë persona u intervistuan.
Për shkak të seriozitetit të incidentit, në Split mbërriti kryeprokurori i shtetit Ivan Turudiq, i cili zhvilloi një takim me drejtuesit e Departamentit të Policisë Split-Dalmaci dhe zyrat e prokurorit të qarkut dhe bashkisë.

“Po punojmë intensivisht, patëm një takim të mirë me kreun e Administratës së Policisë, prokurorin e shtetit të qarkut dhe prokurorin komunal në detyrë. Deri më tani, besojmë se është një vepër penale, një vepër e dyshuar penale që po ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare”, tha Turudiq. /Ballkani.info/








