Graçanicës i kthehen disa prona të AKP-së, vendimi kritikohet nga Hamza

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave në pronësi të komunës për qëllim të realizimit të interesit publik.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Bashkim Krasniqi, kërkoi që ky propozim të merr miratimin e kabinetit qeveritar, transmeton ballkani.info.

“Kërkoj nga qeveria që t’i kthehen për shfrytëzim këto toka komunës, në bashkëpunim me AKP,” deklaroi Krasniqi.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ministritë duhet të kenë në konsideratë edhe kosoton buxhetore.

“Duhet ta keni në konsideratë që këto vendime duhet me paraqit edhe kosto për komunat. Edhe me i këqyrë a munden komunat me përballu një kosto të tillë,” është shprehur Hamza para kabinetit qeveritar.