Grabitje

Grabitje e armatosur në rrugën “B” në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e premte në rrugën “B”, në Prishtinë.

Policia njofton se grabitja e armatosur ka ndodhur në një market, derisa persona të panjohur kanë vjedhur para të cilat kanë qenë në arkë.

“Rr. B, Prishtinë 26.01.2024-23:40. Tri viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë, punëtorë në market, kanë njoftuar se dy persona të panjohur me maska dhe të armatosur kanë grabitur para kesh nga arka dhe kanë ikur me veturë në drejtim të panjohur”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, policia njofton se nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.

VIDEO BONUS: Kurti barazon në ndeshjen kundër kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës