Grabitje e armatosur në Podujevë, kjo është shuma e parave që u vodh

Punëtori i një pompe derivatesh në fshatin Gllamnik të Podujevës ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia kishte grabitur 150 euro.

Sipas tij, hajni ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se po merret me rastin.

“GRABITJE /Fsh. Gllamnik, Podujevë 28.08.2021 – 02:37. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve aty kishte shkuar një person i maskuar, i cili nën kërcenim të thikës viktimës i kishte grabitur 150 € dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar dhe arrestuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.