Grabitje e armatosur në një pompë të benzinës në Hajvali

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pikë të karburanteve në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Siç njofton Policia, dy grabitës të armatosur dhe me paska në fytyra kanë grabitur paratë në pikën e karburanteve dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Punëtori i pikës së karburanteve sipas njoftimit të policisë pas traumës që kishte pësuar nga kjo grabitje ka pranuar ndihmën e mjekut.

“Në fshatin Hajvali të rreth orës 00:15 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë, përmes së cilit bëhet e ditur se rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.