Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë, policia jep detajet

Një pompe derivatesh ka qenë sonrë cak i grabitësve në komunën e Prishtinës. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin se grabitja dyshohet të jetë kryer prej dy personave të dyshuar.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në një popmë derivatësh në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 19.40, ku pas marrjes së informacionit Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë.

“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën “Fahri Fazliu”  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy persona të dyshuar”.

Ajo  ka njoftuar se Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.