Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti