Grabitje e armatosur në një market në Matiqan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 21:15, në market “KAM”, në Matiqan të Prishtinës.

Me armë të gjata, disa persona të panjohur kanë grabitur kasafortën dhe kanë ikur në drejtim të Matiqanit, mëson Sinjali.

Punëtorët janë terrorizuar nga ky rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.