Grabitje e armatosur në Gjakovë, rrahin punëtorin dhe ia vjedhin 435 euro

Grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh në fshatin Fshaj të Gjakovës. Dy të dyshuar kanë rrahur punëtorin e pompës dhe nën kërcënimin e armës ia kanë vjedhur 435 euro.

Punëtori ka marrë trajtim mjekësor, tha policia.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Fshati Fshaj, Gjakovë 22.07.2019-21:22. Është raportuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në një pompë të derivateve në lokacionin e lartcekur, ku viktima mashkull K/Shqiptar derisa ka qenë në punë kanë shkuar dy persona të dyshuar dhe nën kërcenim të armëve duke e rrahur viktimën kanë arritur që të marrin rreth 435 (katërqind e tridhjetë e pesë) € dhe më pas janë larguar prej vendit të ngjarjes. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.

loading…