Grabitje e armatosur në filialin e një banke në Çagllavicë

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filial banke në Çagllavicë.

Dyshohet se dy grabitësit kanë qenë të armatosur me kallashnikov, kanë grabitur një shumë prej 6000 euro dhe pastaj janë larguar me shpejtësi me veturë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, vëzhgimin e vendit të ngjarjes si dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin.

Ndërkohe që janë ndërmarrë veprimet e sipër cekura, po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve.