Në një restorant në Prishtinë dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje.

Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, është raportuar një grabitje e armatosur.

Sipas Policisë, katër meshkuj kanë raportuar se derisa kishin qenë në vendin e punës në një restorant, aty brenda kishin hyrë dy persona të maskuar e të armatosur dhe nën kërcënim të armëve nga viktimat kishin grabitë para.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar.