Grabitja në Rinas, mësoni emrin e njërit prej grabitësve është nga Elbasani

Në një kohë kur ministri i Brendshëm ka mbledhur krerët më të lartë të policisë, në drejtorinë e policisë së Tiranës, e cila ka në dorë dosjen hetimore sa i përket grabitjes së Rinasit, ka mbërritur edhe identifikimi i dy personave që dyshohen si autorë të supergrabitjes.

Identiteti i njërit nga personat ende nuk është bërë i ditur, ndërsa A2CNN ka mësuar identitetin e personit tjetër, sipas policisë, është Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani.

31-vjeçari është i njohur nga policia, pasi është shpallur në kërkim në vitin 2017, atëherë kur u goditën blindat me para. Në atë kohë, Çala dhe Murataj, arritën t’i shpëtonin policisë.