Në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë është grabitur një lokal. Ngjarja ka ndodhur natën e së shtunës kur persona të maskuar kanë arritur të hapin derën, duke marrë kështu disa gjëra që ishin brenda.
Pronari thotë të ketë pësuar shumë dëme.
Sipas tij, hajnat i kanë vjedhur arkën dhe 210 euro para cash.
Të dyshuarit nuk kishin arritur të vidhnin më shumë për shkak të aktivizimit të alarmit.
Me rastin po merren organet e hetuesisë.







