Sot në mëngjes ka ndodhur një vjedhje në TEB Bank në lagjen Dardania.

Vazhdojnë vjedhjet në filialet e bankave në kryeqytet.

Lajmi.net mëson se sot në mëngjes persona të armatosur kanë hyrë me forcë në degën e Bankës TEB në lagjen Dardania.

Përkundër një aksioni policor që rezultoi me arrestimin e disa të dysharve për vjedhjet e fundit në disa filiale të bankave në kryeqytet, në javët e fundit kanë ndodhur vjedhje të reja.