Grabitet Louis Vuitton, publikohen pamjet e ikjes së hajdutëve

Dyqani i Louis Vuitton në qendrën tregtare në Northbrook Court në Illinois u bë pre e një grabitje.

8 persona janë në kërkim pasi arritën të vidhnin produkte në vlerë 66 mijë dollarë.

Policia arriti në qendrën tregtare rreth orës 18:45 por hajdutët nuk ishin më atje pasi kishin ikur.

Por së fundmi janë publikuar disa pamje që tregojnë ikjen e hajdutëve me duar të mbushura me produkte të markës së njohur.