Mbrëmë dy persona deri më tani të panjohur për Policinë e Kosovës e kanë ndalur dhe grabitur një taksi të kompanisë “Urban Taxi”.
Sipas burimeve të Reporterit, vetura është ndalur dhe në të ishin disa persona.
Rasti në polici është paraqitur nga drejtuesi i taksisë.
“Rreth ores 22: 35 në stacionin policor Jugu është paraqitur pala ankuese i cili deklaron se derisa ishte duke punuar si takstist në “Urban Taxi”, dy persona të panjohur e kanë grabitur me armë derisa i njëjti ishte duke i dërguar personat në destinacionin ku e kishin udhëzuar”, thotë ky burim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është hapur rasti grabitje dhe mbtet nën hetime nga njësitë relevante.







