Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht Grupi Parlamentar i kësaj partie ka thënë se zgjedhjet në këtë fazë mund të shmangen.
Besian Mustafa, deputet dhe zëdhënës i kësaj partie tha se ata janë të gatshëm të kontribuojnë në zgjidhjen e kësaj çështje.
“Zgjedhjet janë të evitueshme të panevojshme në këtë fazë. Jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjedhjen e çështjes së presidentit në dy mënyra”, tha ai,







