Gjykata e Lartë në Tiranë nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë e cila kërkonte ekstradimin në Kosovë të ish-ushtarit të UÇK-së, Drita Goxhajt, i cili u arrestua në Tiranë më 30 korrik të vitit të kaluar, ndërkohë ndaj tij Gjykata Speciale e Kosovës kishte lëshuar një udhër-arrest, pasi akuzonte se kishte nxjerrur emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Goxhaj përmes një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova është shprehur se prokuroria ka konfirmuar atë çfarë ai ka thënë në shkrim, në lidhjem e dëshmitarët.

Ai u shpreh se po e akuzojnë për pengim të drejtësisë, për të mbylluar, siç tha ai, skandalin me dëshmitar të rremë.

“Gjykata me akuzën që bëri, konfirmoi deklarimin tim që them se janë dëshmitar të rremë, pra i konfirmoi se dëshmitar këta persona”.

“Prokuroria dashur, pa dashur ka konfirmuar atë çfarë unë kam deklaruar në shkrim dhe po dëshiron të mbyll manipulimin e saj, përmes kësaj akuze. Pra, kanë vendosur të më akuzojnë mua për pengim të drejtësisë, për të mbyllur këtë skandal që ata kanë bërë me dëshmitar të rremë”, u shpreh tutje ai.