Gota me e madhe e çajit në botë, është 30 metra e lartë dhe ndodhet në Turqi

Kjo është gota më e madhe e çajit në botë. Është ngritur në qytetin Rize në Turqi. Objekti është 30 m i lartë ose thënë ndryshe sa një ndërtesë 7 katërshe.

Vendasit e krahasojnë me Kullën Eifel të Parisit ndërsa objekti është në listë për të hyrë në librin e rekordeve Guiness.

“Ne mburremi me çajin dhe ky objekt është një simbol për ne. Na vjen mirë ndërtesa është kandidate për të hyrë në librin Guiness. Jemi krenarë.

“Është një ndërtesë e bukur. Ashtu siç ka Parisi Kullën Eifel, ne kemi Gotën e Rizesë”

“Është një projekt i bukur. Na pëlqen shumë. Ka interes edhe nga njerëzit. Pamja Grua: është e këndshme”

“Besoj se do të jetë kënaqësi që të pimë çaj brenda. Mezi pres që të hapet”

Çaji është pija që konsumohet më shumë në Turqi ndërsa sasia më e madhe e bimës prodhohet në qytetin Rize”, shprehen vendasit.