Analisti

Gorani: S’di kush e nxori pohimin se pika e fortë e Kurtit është dialogu, kjo është pika e tij e dështimit

Analisti Dukagjin Gorani vlerëson se pika më e dështuar e kryeministrit Albin Kurti është dialogu me Serbinë dhe menaxhimi i Veriut.

Këtë koment Gorani e bëri në Pressing në T7.

“Qyshdo që shkohet në zgjedhje do të jetë e vështirë për partinë në pushtet me fut nën tepih, me fsheh, një proces politik i cili ka me ra ndesh me mënyrën qysh LVV ka funksionu, ajo është çështja e Asociacionit”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.

“Unë s’di kush e ka nis këtë pohim që dialogu është pika më e fortë e Kurtit, mendoj që ka qenë pika me e dobët dhe pika më e dështuar e qeverisjes së tij është dialogu dhe menaxhimi i Veriut. Ne jemi vend nën sanksione ose nën masa kufizuese për shkak të keqmenaxhimit të skajshëm të procesit të Dialogut”, tha më tej Gorani.

BONUS VIDEO| Kompania ‘Apetit’ dyshohet se shiti mishin e Brazilit për të Kosovës, flasin nga AUV