Dukagjin Gorani

Gorani: Përzierja e Kosovës në Maqedoninë e Veriut është agjendë partiake

Analisti Dukagjin Gorani tha se përzierja e Kosovës në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është agjendë partiake.

Ndërhyrjet atje, Gorani i cilësoi si agjendë partiake.

“Kurrë nuk ka ndodhë që Edi Rama dhe Shqipëria në mënyra partiake me agjenda partiake të ndërhyjnë sidomos në procese të ndjeshme çfarë janë zgjedhjet në Kosovë, në këso forme qysh jemi duke bo ne në Maqedoni”.

“Mendoj që është thyerje e normave të një mirëkuptimi dhe të një mirësjellje demokratike në rajon. Mendoj që është shpërdorim i idesë së origjinës etnike”.

“Këto janë ndërhyrje që e kanë qëllimin shumë të ngushtë, bëhet fjalë për agjenda partiake”, tha Gorani në Pressing.

VIDEO BONUS: