Gorani: Kurti II qeveri e mosndryshimit, VV qëllim kishte fitoren në zgjedhje, jo qeverisjen

Analisti Dukagjin Gorani e ka quajtur qeveri të mos-ndryshimit qeverinë Kurti II. Tha se nga frika se mos po veprojnë keq, kjo qeveri mbushi po mbush vitin pa bërë asgjë.

Gorani komentet i bëri në emisionin Pressing në T7.“Ka qenë qeveri e mos-ndryshimit. Situata në vend e ka pasur njëfarë përshtypje të ndryshimit mirëpo në realitet vetëm është mirëmbajt një gjendje edhe tash nëse e shikon një vit më vonë, mendoj se qeveria edhe partia që udhëheq sot duhet me pranuar se fitoren zgjedhore e ka pasur qëllim, jo qeverisjen”, tha Gorani.

“Mënyra se si sillen ndaj fitores, e sheh që botëkuptimi i partisë në pushtet është që fitorja zgjedhore ka qenë ajo triumfi edhe qëllimi kryesor, dorën në zemër po del se ka qenë edhe qëllimi i fundëm, pra me rëndësi ka qenë më i fituar zgjedhjet”, shtoi ai.

“Të nesërmen kur dashtë me fillu me qeverisë, aty për shkak të miliona arsyeve, unë mendoj që është zgjedh zakonisht, ajo që zgjidhet nga ana e administratave që s’kanë shumë përvojë, e ajo është prej frikës, mos me bo keq, vendosin mos me bo kurgjo, e ajo është më së keqi meqenëse nëse s’bën kurgjo mundesh me u prish me krejt shoqërinë”, theksoi Gorani.