Google Pixel 4 mund të komandohet me dorë nga larg

Në tetor do të lansohet Google Pixel 4, teksa deri më tani, kemi mësuar mjaft mundësi që do t’i ketë ky telefon.

Më herët, u tha se mund të pret telefonatën për përdoruesit, derisa operatori të jetë gati, mënyrë që ai të mos humbë kohë duke dëgjuar muzikë të bezdisshme, por të njoftohet kur gjithçka të jetë gati.

Tani është shpërndarë një video, që e tregon këtë telefon që mund të komandohet me dorë nga larg nga shfrytëzuesja. Derisa kalon nëpër listat e këngëve dhe zgjedhë të preferuarën, ajo i kërkon Google Assistant një fotografi që përmban ushqim dhe kërkon t’ja dërgon një miku të saj.

Ky telefon e ka të integruar edhe Night Sight, që mundëson të bëhen fotografi shumë të mira të yjeve, diçka që nuk mund të bëhet me asnjë telefon tjetër.

Ishte thënë me herët, se Google Pixel 4 mund të ketë ngjyrë portokalli dhe koral, ndërsa pritet të ketë duke mjaft të mirë.

loading…