Google për Chrome teston videotastin global play/pause

Google së shpejti në browserin Chrome do të mundë të shtojë tastin play/pause, i cili do të mundësojë që të pauzohet ose startohet videoja nga cilido tab. Funksioni është zbuluar në versionin e mëhershëm Chrome Canary, që ka karakteristikën e re të emërtuar Global Media Controls, përcjell Engadget.

Kur aktivizohet, ikona play do të paraqitet pranë URL-së (para yllit për bookmarkim) nëse në ndonjërin prej tabuve gjendet videoja që reprodukohet. Kur klikohet në ikonën play, paraqiten edhe kontrollet e tjera, ndërsa mundësohet pauzimi, lëshimi dhe kapërcimi i përmbajtjeve ku nuk ka nevojë që të shkohet tek videoja konkrete.

Funksioni do të mund të jetë i dobishëm për stopimin e videove të mërzitshme që lëshohen automatikisht ose kontrollimin e videove të YouTube nëse kaloni në tab tjetër.

Global Media Controls ofrojnë funksione të përshtatshme, posaçërisht për ata që konsumojnë shumë përmbajtje YouTube.

Global Media Controls është ende në fazën e testimit të hershëm, dhe nëse dëshironi që të provoni këtë funksion mund ta merrni Canary browser, dhe më pas të aktivizohet flag: chrome://flas/#global-media-controls.

loading…