Kompania

Google ndërton kabllin optik nënujor që lidh Evropën me SHBA

Google lançoi një kabëll të ri optik nënujor që lidh SHBA me Britaninë dhe Spanjën. Gjiganti i teknologjisë tha se do të implementonte një teknologji të re në kabllin optik për të cilën pretendon se do të përmirësojë ndjeshëm linja ekzistuese.

Projekti do të finalizohet në 2022. Kabllot optike nënujore pjesë kyçe e infrastrukturës globale të komunikimit dhe transmetojnë 98% të të dhënave në mbarë botën.

Kabllot zakonisht ndërtohen nga kompanitë e internetit të cilat grupojnë resurset e tyre duke qenë se projekte të tilla janë të kushtueshme.

Kablli i Google do të quhet “Grace Hopper” pas shkencëtarit Amerikan të kompjuterëve. Është i katërti në pronësi të plotë të Google.

Kablli i parë nënujor i telekomunikimit u ndërtua në 1858 duke lidhur SHBA dhe Irlandën me komunikimit telegrafik. Afro 750 mijë milje kabllo optike shtrihen mes SHBA dhe Evropës, mjaftueshëm për tu sjellë rreth Tokës 17 herë.

Ato kanë një jetëgjatësi prj 25 vitesh dhe janë ndërtuar për tu rezistuar tërmeteve dhe rrymave të forta detare.