Google Maps u vjen në ndihmë njerëzve me probleme me shikimin

Google Maps tashmë mund të ndihmojë njerëzit që kanë probleme me shikimin për të arritur në destinacionet që kërkojnë duke u kujtuar vazhdimisht rrugën e drejtë apo duke i paralajmëruar ndërsa kalojnë vijat e bardha.

Përmes navigimit me zë, aplikacioni gjithashtu u tregon sesa larg janë nga kthesa e ardhshme dhe madje mund ti kthejë pas nëse kanë hyrë në rrugën e gabuar.

Mëposhtë gjeni një video të publikuar nga Google sesa Google Maps ndihmon njerëzit me probleme me shikimin:

Në postimin në blog Google thotë se funksionet janë të disponushme në iOS dhe Android por vetëm në dy gjuhë, Anglisht dhe Japonisht.

Udhëzimet mund të aktivizohen nga menuja e cilësimeve të aplikacionit. Kompania tha se më shumë gjuhë dhe vende të botës do ti bashkohen kësaj liste.

loading…