Google Maps i ka të regjistruara rrejshëm shumë biznese

Biznese të regjistruara rrejshëm e kanë përfshirë Google Maps, duke vënë njoftime në shumë hapësira, megjithëse nuk ndodhen aty.

Janë qindra mijëra biznese të tilla nëpër këto harta që shtohen për çdo muaj, derisa konsiderohet se shërbimi i ka 11 milion biznese të listuara.

Wall Street Journal ka raportuar se në vitin 2017, Google kishte gjetur se 0.5 biznese janë të vendosura rrejshëm, për t’i mashtruar klientët. Hulumtimi i zhvilluar në hartat e Google Maps të New York Citu, ka treguar se 13 në 20 biznese ishte i rrejshëm.

Këto biznese regjistrohen rrejshëm, që të mashtrohen konsumatorët dhe të kërkojnë shërbimet e tyre, në telefonat që ndodhen në reklamë.

Shumica prej tyre janë mjeshtër për rregullime të ndryshme në shtëpi, riparues dhe shërbime për transport të veturave që janë dëmtuar në rrugë. Nuk mungojnë as hotelet dhe restorantet, që nuk ndodhen në hapësirat ku thuhet se janë, teksa lokacionet e tyre janë shumë më thellë dhe në zona të papërshtatshme.

Pre e këtyre mashtrimeve, janë klientët që duan shërbime të shpejtë dhe janë në nxitim, andaj arritja e grupit punues vonon shumë.

Në mënyrë që të mos ndodhë e njëjta, Google kërkon që konsumatori të kontrollon mirë para se t’i kontaktojë këto shërbime.