Goli më i mirë në histori? Hazard rrëmben edhe më shumë zemrat e madrilenëve

Hazard e vlerëson golin e Zidanit si më të mirin të të gjitha kohëve.

Për Eden Hazardin s’ka asnjë dyshim, goli i Zinedine Zidane i shënuar në finale të Champions League kundër Bayer Leverkusen, për të është më i miri i të gjitha kohëve.

“Goli më i mirë i të gjitha kohëve? Volleja e Zidanit kundër Bayer Leverkusen”, u përgjigj Hazard.

28-vjeçari iu bashkua Realit nga Chelsea për 100 milionë euro verën që lamë pas.

Ai vazhdimisht ka thënë se ëndërron të punojë me Zidanin, ëndrra tani i është bërë realitet dhe shpreson të fitojë sa më shumë trofe me Los Blancos.

Hazard vazhdon të jetë në kërkim të golit të parë me Real Madridin.

loading…