Goli fantastik i Theo Hernandez që e kualifikoi Francën në finale të Nations League

Franca është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.

Gjelat e mposhtën 3-2 Belgjikën në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Juventusit.

Heroi i mbrëmjes pa dyshim është mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez.

Kur u mendua se kjo sfidë do të shkojë në vazhdime, doli në skenë Theo.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 90-të, për 3-2, që doli të jetë gol i kualifikimit në finale, ku Franca do të ketë punë me Spanjën.