Gold AG u ka premtuar fansave se deri në fund të karrierës së tij do të këndojë për atdheun e dëshmorët.
Gold AG po shijon suksesin e projektit të ri, ndërsa ka paralajmëruar edhe tri këngë të reja për këtë muaj.
Reperi, përmes një postimi në Instagram, është zotuar që sa të jetë në skenën muzikore, do të këndojë për atdheun e dëshmorët.
“Deri në këngën e fundit do ti këndoj atdheut dhe dëshmorëbe të KOMBIT”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Gold Ag është “Suhareka”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.








