Reperi

Gold Ag tjetër homazh dëshmorëve të UÇK-së, sjell këngën “Prej Tropoje”

Ai nuk ndalet së kënduari dhe së përkushtuari të veprave të veta në nderim të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bëhet fjalë për reperin Gold Ag, i cili ka publikuar këngën më të re për fansat dhe opinion shqiptar.

“Prej Tropoje”, titullohet kënga e re e artistit, ku kësaj radhe ka bashkëpunuar me këngëtarin Ismet Bexheti.

Autor i teksti dhe muzikës është vet Arian Agushi gjersa orkestrimin e ka bërë Alban Fortuna.

Teksti me doza të larta patriotike që vjen si dedikim për dëshmorin Tahir Sinani nga fshati Gri e Tropojës, në fakt është një homazh për të gjithë djemtë dhe burrat e këtij vendi që shkuan vullnetarë në luftën e Kosovës dhe ranë dëshmorë për lirinë e saj.

Bashkë me frymën patriotike, klipi sjell pjesë nga bukuritë natyrore të këtij qyteti