Këngëtarët jo rrallë herë na çudisin me bashkëpunimet që zgjedhin t’i bëjnë.
Një i tillë është edhe bashkëpunimi i fundit mes këngëtarit të njohur të muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi dhe reperit po ashtu të njohur, Gold AG.
Ky duet që nuk është fort i zakontë është publikuar sonte dhe mban titullin “Jam Gjakova”.
Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur reperi që njihet për këngët e tij me motive patriotike.
Madje, Gold AG që emrin e vërtetë e ka Arian Agushi, njihet edhe për publikimin e këngëve të tija në data të veçanta, si ky bashkëpunim që vjen në prag të festës së 28 nëntorit.
https://www.youtube.com/watch?v=Opz1M7_Nan8







