Gold AG përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është takuar me Fatmir Limajn.

Reperi publikoi një fotografi nga ky takim, ku u shfaq duke majtur duart me Limajn, madje kishte edhe disa fjalë.

“I gjallë për jetë kurrë se hupi shpresën, FLAMURIT E SHQIPNISË moti ja dhash’ besën ??? Takim me zv.kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj ????”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, Gold AG është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, ai ka paralajmëruar një këngë për Dukagjinin e Beg Rizajn.