Gold AG ka lansuar projektin e ri muzikor.

Gold AG ka vendosur që për ditëlindjen e 33-të ta publikojë këngën e re, si dhuratë për fansat.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Tetova e Dardana”, me tekst dhe muzikë të vetë reperit, ndërsa me orkestrim nga Alban Furtuna.

Në backvocal e përcjell Lule Mustafa, ndërsa videoklipi i këngës u punua nga “XL Films”.

Në linkun e mësipërm mund ta dëgjoni “Tetova e Dardana”, kënga më e re nga Gold AG.

loading…