gold AGa

Gold AG pjesë e librit të ri të Rasim Selmanajt, falënderon autorin për dedikimin

Reperi i njohur, Gold AG, është një prej reperëve më të pëlqyer të skenë vendore.

Ai njihet për këngët e tij patriotike, por edhe tekstet në formë revolte, të cilat kanë bërë që të komentohet shumë në media.

Jo i paktë edhe numri i ndjekësve që ai ka në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktiv.

Së fundmi, Gold AG, ka publikuar për ndjekësit një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka treguar se ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga deputeti Rasim Selmanaj.

Bëhet fjalë për librin e tij të e ri me titull “Dekada e Deçanit”, në të cilin rrëfehen ngjarjet që përshkruajnë dhjetë vitet e fundit të kësaj komune, madje pjesë e tij është edhe vet reperi në fjalë.

“Faleminderit për dhuratën Rasim M. Selmanaj, autori i librit “Dekada e Deçanit”. Ndihem krenar që jam pjesë e këtij libri dhe faleminderit për respektin e dashurinë që ma falni krejt Deçani e Dukagjini”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

Rasim Selmanaj aktualisht ushtron profesionin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, gjersa në periudhën 2010-2017 ishte zgjedhur edhe si Kryetar i Komunës së Deçanit.