Arian Agushi ka folur lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Arian Agushi, ka ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit Astrit Dehari.
“Kur e shoh vajzën e Astritit që nuk e pa babin asnjëherë, më shkon mendja te nëna ime që lindi e jetoi pa e parë kurrë babën e vet.Por nënës time ju vra baba si ushtar i Shaban Polluzhës kur u zunë të gjallë dhe i nisën për Serbi, në atë kohë nëna ime ende nuk kish lindur dhe kurrë nuk e shijoi ngrohtësinë e babës e as të nanës.Kjo vajzë e vogël me të njejtin fat në ditët e sotme është turpi më i madh që mund të ndodhë.Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet dhe gjërat nga ajo kohë kanë ndryshuar. #DREJTËSIPËRASTRITIN ??”, ka shkruar Gold AG në statusin e bërë në Instagram.
Kujtojmë se sot familja e Astrit Deharit ka pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore.
Babai i Astritit, Avni Dehari ka thënë se në bazë të këtij raporti Astrit Dehari është vrarë.
“Raporti na e kanë dhënë dy kopje në dy gjuhë në frëngjisht dhe të përkthyer. Sipas konkluzioneve bëhet fjalë për vrasje dhe jo vetëvrasje dhe sipas kësaj duhet të hapen hetimet për vrasjen e Astrit Deharit”, ka thënë Dehari.







