Vdekjen e tij e ka përjetuar rëndë.

Reperi Gold AG përmes një postimi të bërë në Instagram, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një nga ndjekësit e tij më të ‘flaktë’.

Ai ndër vite ka përcjellur karrierën e reperit dhe Goldi gjithmonë e ka mirëpritur takimin me të.

“Ka ndërruar jetë njëri prej fansave më të zjarrtë dhe më të dashur,ishte i sëmurë qe një kohë të gjatë por dëshira për t’më takuar nuk ju shua asnjëherë.Verë e dimër, borë e shi kur vinte te dera m’thojke vlla erdha prej Podujeve veç me t’pa ty.Zot fale dhe mëshiroje dhe sëmundja që kishte qoftë pastrim për te në ahiret.Allahu të mëshiroftë Liridon Behluli”, ka shkruar ndër të tjera Goldi pranë postimit me të cilin përloti ndjekësit.