Gold Ag kapet me komentuesit në Instagram

Gold AG nuk hezitoi t’i përgjigjej komentuesit që i tha të mos këndojë këngë për pavarësinë dhe atdheun.

Gold AG është shumë aktiv me këngë të reja, të cilat ia kushton atdheut e heronjve shqiptarë.

Së fundi, ai ka njoftuar që më 8 mars lansohet kënga “Epopeja e UÇK-së”, e në këtë postim të bie në sy komenti i një ndjekësi.

“A po ban naj muzikë që s’ka lidhje me pavarësinë apo atdheun se u bane bajat”, shkruan ndjekësi.

E Gold Ag ia ka kthyer në mënyrën e tij.

“Po tash nëse atdheu t’bëhet bajat ki be vllau jem çka ngon tjerë këngëtar. Ndash droge, raki, mangupa sa dush ki me zgjedh këngëtar ma shumë se policë. Atdheu e Pavarësia jon sene që nuk bëhen bajat, po ti je i ri sigurt i gjeneratës t‘klimës s’je i atyre qe e kanë dashtë Shqipninë pa e pa kurrë. Heke followin edhe e ndjen mungesën e Atdheut dikur”, i është përgjigjur këngëtari.