Këtë këngë e kanë ruajtur për këtë datë të veçantë.
Reperi Gold Ag në bashkëpunim me Kastriot Tushën kanë publikuar projektin e tyre të ri të titulluar “Ushtria e Kosovës”, shkruan Ballkani.info.
Duke qenë se sot FSK u transformua në FAK, Goldi dhe Kastrioti kanë pasur një këngë më shumë për ta festuar datën e 14 dhjetorit.
Me ritme folklorike dhe patriotike, të emocionon edhe më shumë për formimin e Forcave të armatosura të Kosovës./Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=JIcN_729BgU







