Gold AG bashkëpunon me këngëtaren e njohur në këngën e re

Gold AG po finalizon këngën e re, të cilën kësaj radhe e sjell në duet me një artiste.

Është fjala për Anxhela Peristerin, e cila e ka konfirmuar duetin përmes një postimi në Instagram, ku tha se kënga publikohet shumë shpejt.

“Po është Arian Agushi. Mirëmëngjesi botë. Kënga dhe videoklipi i ri vijnë së shpejti”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo këtij postimi ia bashkëngjiti një foto, të shkëputur nga videoklipi i këngës.